Gjermania, angazhim për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

nga Xh M

Berlin, 11 prill – Gjermania do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për Procesin e Berlinit dhe anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur sot se, rreth gjashtë javë pas zgjedhjeve të Bundestagut, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re federale dhe janë dakorduar për një program qeverisës të përbashkët.

Por përpara se lideri i CDU-së, Friedrich Merz, të zgjidhet si kancelar, marrëveshja duhet të miratohet brenda partive: anëtarët e SPD-së do të votojnë, CDU do të mbajë një konferencë të vogël partie dhe komiteti ekzekutiv i CSU-së do të vendosë.

Marrëveshja e koalicionit thekson se, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për Procesin e Berlinit dhe anëtarësimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Përmes një qasjeje të diferencuar dhe të bazuar në performancë, do të vlerësohen më shumë përparimet individuale të vendeve kandidate, bën të ditur ambasada gjermane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More