Kush janë politikanët VIP që marrin shërbime seksuale në burgjet e vendit? Zbulohet SKANDALI

nga Xh M

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News.

Sipas Prençit, në burgun e Shënkollit por jo vetëm, të dënuarit VIP marrin shërbime speciale, siç është dhe shërbime masazhi apo edhe marrëdhënie seksuale. Sipas ish-kreut të policisë, në këtë skandal janë të përfshirë politikanë dhe kriminelë të tjerë, që vuajnë dënimet në burgjet e vendit.

“Ka mbi 6 muaj që ky burg ka kohë që e ka humbur funksionin e të qenurit burg. Atje është bërë një kamp veprimi për të burgosurit, pasi hyjnë masazhiere për t’u bërë masazh ose për t’u bërë shërbime të tjera të burgosurve. Bëhet fjalë për të burgosurit VIP që ndodhen në burgun e Shënkollit. Tani e kanë kthyer në spital burgu, apo për të burgosur me probleme.

Në fakt këtu kanë shkuar të dënuar me mbi 20 vjet dhe nuk kanë marrë masazhatore, tregon që këto kanë qenë vendime speciale. Kjo ngjarje ka dalë si informacion nga brenda pas një përplasjeje që ka patur drejtori i burgut me drejtorinë e burgjeve në vend, ka dalë si informacion i brendshëm.

Këtë trajtim e marrin politikanë të dënuar, kriminelë, të gjithë ata ‘VIP’-a që ndodhen aty. Në këto vitet e fundit nuk kemi par një grup kriminal që të mos ketë të përfshirë një zyrtar të lartë, një zyrtar shteti etj.”– tha Prençi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More