Manasievski: Apasiev nga biçikleta u bë manjat i pasurive në qendër të Shkupit

nga Xh M

Shkup, 26 prill – VMRO-ja ka hedhur akuza në adresë të partisë Levica, pas propozitmit të saj për ndryshime ligjore për të mos lejuar vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Sipas partisë në pushtet, të Majtët, e harruan modestinë duke ngarendur pas ndërtesave afariste në qendër të Shkupit dhe kafeneve me tarraca. VMRO pyet se si u bënë djemtë e përulur të djeshëm manjatë të etur për të ardhur në pushtet në mënyrë që të pasurohen.

“Aktori Apasiev, i cili dikur shkonte në punë me biçikletë dhe bënte sikur ishte një fëmijë i klasës së ulët, tani po blen ambiente biznesi mbi 400m2 përmes Levicës, në bashkëpunim me ekzekutorët, të cilët deri dje i kishte pështyrë dhe i kishte likuiduar. E gjithë e vërteta rreth fytyrës së vërtetë të Levicës dhe Apasievit po del në dritë. Apasiev dhe Levica janë demaskuar aq shumë për propagandën e tyre se janë të ndershëm, të përulur dhe punëtorë. Brenda natës, ata u bënë mogulë të kafeneve, mbi kurrizin e anëtarëve të tyre”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More