Goditet në fytyrë me gotë 17-vjeçarja/ E plagosura denigronte minorenet në Instagram, autorja ia mbath

nga Xh M

Konflikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard “Republika”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

E dëmtuar ka ngelur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.

“Pasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More