Hoti: Nuk ka marrëveshje me ata që synojnë shkatërrimin e LDK-së

nga D. V.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se propozimi i tij është që të formohet një qeveri e tranzicionit.

Rreth situatës së krijuar ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka shkruar se LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet dhe se askush nuk mund të flasë për këtë vullnet.

“Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More