Haradinaj: Seancave të Kuvendit u ka humbur kuptimi, situata është për keqardhje

nga D. V.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se seancat e Kuvendit kanë humbur kuptimin dhe se shumica e deputetëve kanë të drejtë t’i bojkotojnë ato, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se situata aktuale i konvenon qeverisë dhe se pjesëmarrja në seanca po bëhet formale.

“Shumica e deputetëve kanë të drejtë ta bojkotojnë kuvendin. Po duket që jemi duke shkuar drejt zgjedhjeve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të japë një drejtim të caktuar. Është për keqardhje në çfarë situate jemi. Situata po i konvenon qeverisë aktuale. Kam munguar në disa seanca duke menduar që edhe deputetët e tjerë do të mungojnë, po vijmë po dalim, kurgjo, kurrkujt. Po e humbim kohën kot pa asnjë arsye”, ka thënë deputeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More