Nënshkruhet kontrata për rrugën “Kollashini” në veri të Mitrovicës, do të realizohen hapësira sportive dhe rekreative

nga D. V.

Është nënshkruar kontrata për realizimin e hapësirave moderne sportive dhe rekreative në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka thënë se ky projekt do të marrë formë shpejt, shkruan Telegrafi.

Atiq ka bërë të ditur se në këtë projekt përfshihet rregullimi i parkut dhe ndërtimi i fushave për tenis, basketboll e volejboll.

“Ky investim përfshin rregullimin e parkut, ndërtimin e fushave për tenis, basketboll dhe volejboll, duke kthyer këtë zonë në një qendër të aktiviteteve fizike, shëndetit dhe bashkëjetesës komunitare”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se krijimi i hapësirave të tilla nuk është vetëm investim në infrastrukturë, por në një mënyrë jetese më të mirë.

“Vazhdojmë të ndërtojmë qytetin që duam – funksional, i gjallë dhe i hapur për të gjithë”, ka shtuar Atiq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More