Mexhiti – Taravarit: Rranë maskat, marrëveshja e fshehtë u zbulua, ndryshimi vazhdon pa heronj të rremë

nga Xh M

Shkup, 11 maj – Pas largimit përfundimisht të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe afrimin me BDI-në e Ali Ahmetit në rrjetet sociale ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, pjesë e koalicionit VLEN.

Mexhiti ndodhit e fundit politike i quan serial për ‘rrënimin e qeverisë’, duke shtuar se protagonistët kanë dështuar. Tutje Mexhiti thekson se ndryshimi vazhdon pa heronj të rrejshëm, dhe se ndryshimi do të vazhdojë si amanet i 107.000 votuesve shqiptarë.

Statusi i plotë i Izet Mexhitit.

“Dje ranë maskat: protagonistët e serialit latin publikisht e pranuan atë që e kam thënë shumë herë deri më sot: se gjatë gjithë kohës kishin marrëveshje të fshehtë bashkëpunimi.

Protagonistët e serialit të quajtur ‘Rrënimi i qeverisë, dështuan. Nuk ndihmuan as fjalimet bombastike, as viktimizimi, as servilosja, as patriotizmi me bateri.

Ndryshimi vazhdon pa heronj të rrejshëm për një përdorim. Ndryshimi vazhdon si amanet i 107.000 votuesve shqiptarë që sot kanë çdo të drejtë të ndjehen të tradhëtuar. Lufta kundër korrupsionit nuk ka alternativë. Përgjegjësi për pasurimin e paligjshëm do të ketë.

Për fund: në vend të fjalimeve bombastike për gjoja se luftë kundër korrupsionit, i sugjeroj opozitës ta dëshmojë gatishmërinë e vet për hetim me vepra konkrete. Si fillim, le ta dorëzojë superfunksionarin e listës së zezë tek organet e hetuesisë”, ka shkruar Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More