Shkup, 19 maj – Gjykata Administrative e shfuqizoi vendimin për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës për gjyqtare kushtetuese, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 10 prill të vititi 2023.
“Gjykata Administrative, duke pasur parasysh interesin e shtuar publik për lëndën U-5.nr.380/2025, njofton opinionin se Gjykata ka miratuar Aktgjykim U-5.nr.380/2025 të datës 15.05.2025, me të cilin e ka pranuar padinë e paditëses Antoaneta Dimovska nga Shkupi, ndërsa Vendimin për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-2239/1 të datës 10.04.2023 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka shfuqizuar, qëndron në kumtesën nga Gjykata Administrative.Vendimi vjen pas padisë së ngritur nga anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Antoaneta Dimovska, të cilën Gjykata Administrative e miratoi.
Vendimi vjen pas padisë të ngritur nga anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Antoaneta Dimovska, të cilën Gjykata Administrative e pranoi.
Dukovska është gjyqtare-raportuese për lëndën me Ligjin për Gjuhët, seanca përgatitore e të cilës ishte caktuar për 19 qershor.
Shfuqizimi i procedurës së saj të zgjedhjes e rikthen atë në pozicionin e saj të mëparshëm në Gjykatën e Apelit të Shkupit.