Gonxhja: Eksportet rritje gjatë 4-mujorit, BE mbetet tregu kryesor

nga D. V.

Eksportet shqiptare gjatë periudhës janar–prill të këtij viti arritën vlerën prej 133 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 2,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se 67,4% e eksporteve shqiptare janë drejtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij tregu për ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e ndjeshme është regjistruar në grupet e mallrave minerale, lëndë djegëse dhe energjia elektrike me 8,9 pikë përqindje, ushqime, pije dhe duhani me 0,6 pikë përqindje dhe makineri, pajisje dhe pjesë së këmbimi me 0,5 pikë përqindje.

Kosova ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme prej 81% të eksporteve shqiptare, ndërsa Greqia dhe Gjermania kanë shënuar rritje prej 9,3% dhe 6,6%, respektivisht.

“Këto të dhëna konfirmojnë forcimin e lidhjeve tregtare të Shqipërisë si në nivel rajonal, ashtu edhe me vendet e Bashkimit Europian”, theksoi ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More