Raportohet se ministri Faton Peci po intervistohet nga Krimet Ekonomike

nga D. V.

Në këto momente po intervistohet nga Krimet Ekonomike, Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci, raporton Nacionale.

Që nga orët e mëngjesit sot janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillimit të Bujqësisë, Agjencia e Veterinarisë dhe kompania që e ka fituar tenderin “Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore”.

Gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, konfirmoi për Ekonomia Online se është duke u zhvilluar një hetim lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Ai tha se bastisjet po kryhen në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me autorizimin e saj.

Sipas Shalës, bastisjet po zhvillohen në katër lokacione: Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More