Seanca e Kuvendit shtyhet për një orë me kërkesë të partisë E Majta

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot filloi seancën e 50-të ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Me kërkesë të partisë E Majta është dhënë pushim prej një orë.

Deputeti nga E Majta, Sasho Jançev tha se pauzën e kërkojnë sepse ende nuk i është dhënë përgjigje deputetes së tyre Jovana Mojsovska nga Sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska dhe shërbimet e Parlamentit në lidhje me pagesën e qirasë dhe shpenzimeve e rrugës për deputetët.

Ai theksoi se derisa nuk marrin informacion, do të vazhdojnë të kërkojnë pauzë prej një orë në fillim të çdo seance plenare.

Deputetja Mojsoska paraqiti kërkesë deri te shërbimet e Parlamentit dhe Sekretari i përgjithshëm nga janari për informacion mbi shpenzimet e rrugës dhe qiranë për vitin 2024.

Sipas listës së deputetëve të paraqitur për pyetje deputetësh i pari është deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More