Londër, 7 nëntor – Britania e Madhe do të nënshkrujë marrëveshje me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe me Kosovën për pengimin e aktiviteteve të bandave për kontrabandë të migrantëve, kumtoi Qeveria në Londër.
Qëllimi i atyre partneriteteve, të llojit të njëjtë si ai që Londra e ka lidhur me Shqipërinë në fund të vitit 2022, është “të rritet këmbimi i informatave zbuluese dhe të shkatërrohen bandat kriminele kontrabanduese”, thuhet në kumtesën e Dauning Strit.
Në vitin 2023, pothuaj 100.000 migrantë në Ballkanin Perëndimor, që e bën “rutën e rëndësishme që e shfrytëzojnë ata të cilët ilegalisht përfundojnë në BE ose Britaninë e Madhe”, thuhet në raport.
Kryeministri Keir Starmer, sot është në Samitin e Bashkësisë politike evropiane (EPC, 47 vende) në Hungari, ku në rend të ditës është migrimi ilegal.