Mickoski-Orban: Partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me një dinamikë ende më të madhe

nga Xh M

Budapest, 30 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest pati takim me kryetarin e Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban.

Mickoski në Fejsbuk publikoi se biseda është fokusuar në bashkëpunimin e shkëlqer dypalësh mes Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe në mundësitë për thellimin e tij të mëtejshëm.

“Hungaria është miku ynë i sinqertë, mbështetës i fuqishëm i integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe partner i rëndësishëm strategjik. Në bisedë theksova se Maqedonia mbetet e vendosur në rrugën e saj evropiane, për realizimin e perspektivës evropiane dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria, me siguri se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me dinamikë edhe më të madhe”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest mori pjesë në konferencën SRAS (The Conservative Political Action Conference) e cila konsiderohet si tubimi më i madh dhe më me ndikim i partive konservatore në botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More