Në telekomunikacion rriten çmimet e shërbimeve

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve për shërbimet e telekomunikacionit për 3 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Çmimet e shërbimeve në sektorin e telekomunikacionit në tremujorin e parë të vitit 2025 janë rritur për3.0% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në sektorin e transportit tokësor dhe me tubacione, kemi rritje për 1.3 përqind, te transporti dhe magazinimi për 1.2 përqind, ndërsa te telekomunikacioni kemi rritje për 3 përqind, duke përfshirë shërbime për transport dhe magaznimi, shërbime për informacion dhe komunikim.

Te shërbimet postare dhe korrierë çmimet mbetën të pandryshuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More