A mund t’i bashkëngjitet Qeverisë, Ziadin Sela? Flet Izet Mexhiti!

nga Redaksia

Shkup, 23 prill – Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk ka precizuar nëse Ziadin Sela me partinë e tij Aleanca për Shqiptarët, do të bëhet pjesë e Qeverisë, pas largimit eventual të Taravarit.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se pas bashkëpunimit mes Ahemtit dhe Taravarit, pritet lëvizje të mëdha në skenën politike.

“Ka deklarata se “Fronti Evropian” nuk ekziston më. Këtë e ka deklaruar z.Taravari, pra prej jashtë i dinë punët më mirë se sa brenda frontit. Pra, këtu rregullën e ka thyer z.Ahmeti duke bashkëpunuar me pjesë të VLEN-it apo me Taravarin dhe nëse është kështu loja nuk ka mbaruar dhe pres që të ketë lëvizje më të mëdha”, tha Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More