Hetemi pret në takim komandantin amerikan dhe slloven të KFOR-it, diskutojnë për çështjen e sigurisë në Leposaviq

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka pritur dje në takim komandantin amerikan për KFOR-in që operon në veri, Peter Helzer dhe komandantin slloven, Iztok Stavanja.

Hetemi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për çështjen e sigurisë në Leposaviq, problemet dhe kërkesat e qytetarëve, shkruan Telegrafi.

“Diskutuam rreth çështjes së sigurisë në Komunën e Leposaviqit e të arriturave që ne si komunë i kemi bërë që nga filmimi i mandatit me vështirsi e rrethana të jashtëzakonshme, biseduam gjithashtu edhe për problemet e qytetarëve dhe kërkesat e shumta që ata kanë e që duhemi e vazhdojmë me i zgjedhë problemet e qytetarit të Leposaviqit”, ka thënë Hetemi.

Ai ka thënë se Helzer ka shprehur gatishmërinë që të ndihmjë Komunën e Leposaviqit.

“Unë në emër timin dhe të gjithë komunës falenderova shumë Komandantin Amerikan z.Peter Helzer për gatishmërinë dhe mbështetjen që ai na ofroi”, ka thënë tutje ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More