Afrim Gashi, u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun Dr. Mahir Muajkali

nga D. V.

Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Imamin e Qabesë, Sheikun Dr. Mahir Muajkali, i cili ndodhet për herë të parë për vizitë zyrtare katërditore në vend.

Në takim mori pjesë edhe Reis ul Ulema Shaqir ef. Fetahu, kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI).
Në atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, bashkëbiseduesit trajtuan rëndësinë e vizitës së tij, si dhe rëndësinë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Njëkohësisht, u shpreh mirënjohja e sinqertë autoriteteve shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre deri më tani.

Në bisedë u theksua edhe rëndësia e forcimit të lidhjeve dhe vlerave që i ndajnë të dy vendet dhe popujt, si dhe gatishmëria e ndërsjellë për të avancuar marrëdhëniet institucionale dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More