Gostivar, 27 dhjetor – Ka reaguar Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar, duke i quajtur të pabazuara dhe propagandë politike akuzat e Nevzat Bejtës ndaj kandidatit të AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
“Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se asnjë denar nga mjetet e përmendura nga personi N.B. nuk është harxhuar, pasi ato janë të parashikuara në kuadër të kontratave sukcesive dhe nuk janë realizuar pagesa. Deklaratat e tilla dëshmojnë mungesë njohurie për procedurat standarde të funksionimit të institucioneve publike dhe përbëjnë tentativa për manipulim të opinionit publik. Fushata negative dhe retorika akuzuese janë rezultat i mungesës së mbështetjes qytetare dhe rezultateve të dobëta në anketa”, theksohet në reagimin me shkrim nga kampi i kandidatit të AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Ndryshe, Limani, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 janarit, vazhdon shpalosjen e ofertës së tij programore në takime me qytetarët e vendbanimeve të komunës së Gostivarit.