Festat e fundvitit, sekreti i një tryeze të shëndetshme festive

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Festat e fundvitit janë koha kur tryezat shndërrohen në skena magjike, me ngjyra, aromë dhe shije që ngjallin emocione. Por, ndërsa kënaqemi me çdo copë ushqimi të shijshme, si mund të ruajmë balancën dhe shëndetin tonë, pa humbur kënaqësinë e festës?”.

Nutricionistja Festa Murati thekson se nuk ka vetëm rëndësi se çfarë konsumojmë, por edhe si e kombinoni. Tryeza ideale përmban proteina, yndyra të shëndetshme dhe sheqerna, të balancuara në mënyrë të sigurtë.

“Për shembull kombinimi i mishit me perime apo edhe me sheqerna, si patatet apo orizi, mirëpo perimet çdoherë duhet të jenë të pranishme aty. Mund të konsumohen ushqimet trandicionale, mirëpo të kombinohen me porcione dhe me proteina, si dhe të mos jenë të tepruara dhe ushqimi të konsumohet ngadalë ”, u shpreh nutricionistja, Festa Murati.

Festat nuk janë justifikim për të hequr dorë nga aktiviteti fizik. Edhe 20–30 minuta ecje ose kardio e lehtë brenda ditës mban trupin aktiv dhe ndihmon për t’u shijuar më shumë ushqimet pa shqetësime. Sa i përket alkoolit, Festa Murati sugjeron shmangien apo konsumin e matur.

“Alkooli është me rëndësi që të jetë në dozë të cakuar dhe të mos e humbni veten, alkooli është depresant, mirëpo ne e përdorim në kështu raste dhe ajo është temë në vete. Alkooli ndihmon apo shtyen në shtimin e peshës spese ka kalori të tepërta ”, theksoi Murati.

Balanca është çelësi. Teprimi ndodh, por nuk duhet të fajesojmë veten. Një ëmbëlsirë e vogël mund të jetë kënaqësi emocionale, dhe disa mishra me yndyrë trans nuk janë problem nëse konsumohen me masë dhe në kombinim me aktivitet.

Pra, gëzoni festat, shijoni ushqimet e preferuara, por kujdesuni për trupin tuaj. Kombinimi i zgjuar mes ushqimit të shijshëm, lëvizjes dhe moderimit është formula magjike për një fundvit të shëndetshëm dhe plot energji.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More