AKI shpalli emrin e bartësit të listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit

nga Redaksia

Shkup, 21 gusht – Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka prezantuar bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit. Në këtë garë, këtë rol do ta mbajë Abdul-Selam Selami.

Ai do të jetë pjesë e ekipit të udhëhequr nga kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, me të cilin synojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkupjanë dhe të ofrojnë një vizion për një kryeqytet modern dhe europian.

“Bashkë do të fitojmë, bashkë do t’i themi stop të keqes, bashkë për dinjitetin shqiptar”, theksohet në njoftimin e subjektit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More