Shkup, 21 gusht – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska sot kishte takim pune me atasheun e sapoemëruar ekonomik të Ambasadës së SHBA-së në vend, Barnabas Birkland, si dhe me këshilltarin ekonomik në Ambasadë, Jordan Damçevski.
Qëllimi i takimit, informojnë nga Ministria e Energjetikës, ka qenë njohja e ndërsjellë dhe inicimi i bisedmeve për forma të mundshme të thellimit dhe avancimit të bashkpunimit ekonomik. Në fokus të diskutimit kanë qenë nismat e përbashkëta, mundësitë investuese, si dhe vazhdimi i mbështetjes ekonomike dhe partineritetit.
Ministrja Bozhinovska e potencoi rëndësinë e partneritetit me SHBA-në përmes kanalit diplomatik ekonomik..
Bozhinovska dhe Birkland u dakorduan se është me rëndësi që në të ardhmen të zhvillohen aktivitete të koordinuara, duke përfshirë shkëmbim të informacioneve, analizë të potencialeve dhe mbështetje me qëllim stimulimin e zhvillimit ekonomik të sektorit.