Aksident i rëndë trafiku në rrugën Veles–Shtip

nga D. V.

Më 17 gusht 2025, rreth orës 08:40, në rrugën rajonale Veles–Shtip, afër Deponisë së Qytetit, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Në ngjarje janë përfshirë një automjet “Seat” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.M. (24) nga Italia, dhe një automjet “Daewoo Tico”, po ashtu me targa të Velesit, që drejtohej nga S.S. (53) nga Velesi.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i “Daewoo Tico”-s, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe bashkudhëtari i tij, O.A. (19) nga Llozova. Të dy janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Veles, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More