“Shndërrimi” i Frontit Europian në “AKI”, Mexhiti: Nuk ua mbaj më mend emrat, kanë problem me identitetin

nga D. V.

Shkup, 18 gusht – Izet Mexhiti nga VLEN ka komentuar “ribrendimin” e Frontit Europian në Aleancën Kombëtare për Integrim. Sipas Mexhitit, kjo paraqet problemin që koalicioni opozitar ka me identitetin.

“VLEN-i edhe para 1 viti ka qenë VLEN, edhe sot është VLEN, të tjerët pra i ndërrojnë emrat. Herë…nuk i mbaj mend më. Fronti Europian, Fronti Kombëtar, tash AKI, s’di…ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplasur keq dhe ju e shihni që është evidente që çdo ditë dikush largohet prej aty. U largua partia turke, e cila ka qenë parti serioze, me diku 20,000 banorë, u largua Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim, por VLEN-i asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë nuk ka qenë më i bashkuar”, tha mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More