Aksident me të lënduar në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë

nga D. V.

Më 16.06.2025 rreth orës 11.40 në Stacionin Policor të Sveti Nikollës është denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga V.K. (42) nga f. Kuçkarevë, rrethi i Kumanovës, ka dalë jashtë rrugës. Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi dhe dy bashkudhëtaret, K.K. (31) dhe L.K. (19), të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i NJPB Sveti Nikollë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More