Lëndohet rëndë një i mitur që u godit nga vetura në Dibër

nga D. V.

Më 16.06.2025, rreth orës 18.20, në Stacionin Policor Dibër u denoncua se në rr. “Mojsi Golemi” në Dibër, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa të Dibrës, i drejtuar nga U.C. (53) nga Dibra dhe një trotineti elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga Dibra. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi i mituri, të konstatuara në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i NJPB Dibër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More