Aksident mes tri veturave dhe autobusit në Ferizaj, katër të lënduar

nga D V

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.

” Ata janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës. Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia, është njoftuar prokurori i shtetit. Më pas janë liruar të lënduarit”, tha Veseli për Klankosova.tv

Ndryshe, dje në një aksident në fshatin Çubrel të Skenderajt, në një aksident vdiqën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan, prej tyre katër zyrtarë policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More