Aksidentohet automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

nga L. M

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku u përfshi automjeti i eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërkohë, ka reaguar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin”, ka njoftuar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More