Aksion policor, sekuestrohen veshje të markave të njohura nëpër dyqanet e Tetovës

nga Xh M

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle në disa dyqane për shitje të rrobave në Tetovë, ku janë sekuestruar disa rroba të markave të njohura. Sipas njoftimit të MPB-së, të njëjtit dyshohen për kryerje të veprës penale.

“Me datë 21.01.2025, në periudhën prej orës 13:30 deri në ora 14:00, në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-Tetovë është kryer aksion kontroll në objektet për shitjen e veshjeve të tekstilit, në pronësi të A.D.(29) nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës, në pronësi të M.M.(33) nga Tetova dhe në pronësi të M.D.(25) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim i paautorizuar i kompanisë së tjetrit”, që dënohet sipas nenit 285 nga Kodi Penal. Ndërkohë, nga objektet janë sekuestruar veshje të ndryshme me logo të markave të njohura botërore”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More