ALARMI/ Shtohen krimet kibernetike, më të kërcënuarat vajzat! Si të rinjtë përdorin profile false për kërcënime me qëllim përfitime monetare

nga Xh M

Krimi kibernetik ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit, por ndërkohë është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për denoncimin e këtij lloj krimi.

Vetëm në ditët e fundit, në Elbasan ka pasur dhjetëra denoncime nga shkollat për krijime të profileve false denigruese në rrjetet sociale.

“Identifikimi i autorëve të këtyre veprave panele është më i vështirë, por jo i pamundur, pasi autori në raste të tilla qëndron pas një profili fals dhe kjo e bën të vështirë gjetjen e tij.

Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit, detyron platformën Meta apo TikTok të japë të dhënat e kërkuara për këto profile“, shprehet Arjola Skënderi, Specialiste e Krimit Kibernetik DVP Elbasan.

Kryesisht të rinjtë përdorin profile false për kërcënime me qëllim përfitime monetare. Më të prekurat nga këto lloj kërcënimesh janë vajzat, por tashmë kërcënimit online nuk po i shpëtojnë as të miturit. Llojet e kërcënimeve në shumicën e rasteve kanë përmbajtje seksuale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More