Aleanca për Shqiptarët zgjodhi nënkryetarët e partisë

nga Redaksia

Shkup, 15 dhjetor – Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Shkup, Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur organet udhëheqëse të partisë, transmeton Zhurnal.mk.

Me këtë rast, nënkryetarë të partisë së Taravarit janë zgjedhur Garip Kaba, Bujare Abazi, Nazim Taipi dhe Gëzim Kadriu.

Ndërsa në postin e kryetarit të Kuvendit është zgjedhur Arben Fetai, i cili aktualisht është në postin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë aktuale. Në vazhdim të punimeve pritet zgjedhja e sekretarëve partiak dhe debate për zhvillimet aktuale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More