Fillon aksioni “Shporta e Vitit të Ri”, më shumë se 960 produkte me çmime më të ulëta për qytetarët

nga Redaksia

Shkup 15 dhjetor – Ministria e Ekonomisë dhe Punës njofton se sot filloi aksioni “Shporta e Vitit të Ri” e cila deri më tani përfshin më shumë se 960 produkte dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori deri më 15 janar, transmeton Zhurnal.mk.

“Sot filloi aksioni “Shporta e Vitit të Ri”, i cili deri më tani përfshin më shumë se 960 produkte dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori deri më 15 janar.

Ky veprim u bë me iniciativën e sektorit të biznesit, ku ata ofruan produkte që ofrohen me çmime më të ulëta për qytetarët për së paku 10 për qind.

Përmes kësaj mase, ne ndihmojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve për të kaluar festat e Vitit të Ri në kushte të mira.

Të gjitha produktet që janë përfshirë me aksionin janë shënuar në raftet e marketeve me shenjën “Kujdesemi! Më pak harxhime, më shumë për ty. “

Më shumë se 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve i janë bashkuar aksionit deri më tani, ndërsa produktet nga sot janë në dispozicion të qytetarëve në 38 zinxhirë të marketeve.

Të gjitha informacionet në lidhje me aksionin, listën e produkteve dhe kompanitë që janë pjesë e shportës (prodhuesit, shpërndarësit, marketet…) publikohen në faqen e internetit www.mojakosnica.mk .

Lista e produkteve nuk është mbyllur dhe të gjitha palët e interesuara mund të aplikojnë me produktet e tyre në info@mojakosnica.mk

U bëjmë thirrje kompanive që të respektojnë me përpikëri aksionin, të cilin e krijuan vetë, e nëse qytetarët kanë vërejtje t’i denoncojnë ato në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin e telefonit falas 191 ose në faqen e internetit www.dpi.gov.mk. “

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More