Ali Ahmeti: Kongresi i 20 dhjetorit do të përcaktojë rrugëtimin e ri të BDI

nga Xh M

Tetovë, 7 dhjetor – “Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një “diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend”, duke theksuar se janë trajtuar “të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë”.

“Në fokus të veçantë ishin edhe përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit”, ka thënë Ahmeti, duke e cilësuar këtë datë si “një moment të rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm politik”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More