Ali Ahmeti: Uroj që ky muaj të jetë një periudhë e paqtë dhe e begatë për të gjithë

nga Xh M

Shkup, 28 shkurt – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët islam duke uruar që ky muaj të jetë një periudhë e paqtë dhe e begatë për të gjithë.

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, u dërgoj urimet më të sinqerta për një periudhë paqeje, begatie dhe reflektimi të thellë. Ky muaj është një mundësi e çmuar për t’u afruar më shumë me vlerat shpirtërore, për të forcuar solidaritetin dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë shëndet, harmoni dhe unitet për të gjithë ne. Le të shfrytëzojmë këtë kohë për të pastruar shpirtin dhe mendjen, për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë sonë.

Ramazani është një mundësi për t’u kujdesur për të tjerët dhe për të zhvilluar ndjenjat e dashurisë dhe respektit reciprok. Uroj që ky muaj të jetë një periudhë e paqtë dhe e begatë për të gjithë.

Me shumë respekt,
Ali Ahmeti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More