Aliu – Filipidu: Shkëmbim njohurish dhe praktikash bashkëkohore për forcimin e burimeve njerëzore në shëndetësi

nga Xh M

Shkup, 12 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, realizoi një takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Sofia Filipidu, ku u diskutua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorin shëndetësor.

Në fokus të bisedimeve ishin temat që lidhen me forcimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor, përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, praktikave profesionale dhe metodave bashkëkohore të trajtimit mjekësor, si bazë për rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.

Ministri Aliu theksoi nevojën për planifikim proaktiv të kapaciteteve kadrovike, me theks të veçantë në përmirësimin e sistemit të specializimeve dhe nën-specializimeve, me qëllim të harmonizimit më të mirë të politikave arsimore dhe kadrovike me nevojat reale të sistemit shëndetësor.

Ministri Aliu dhe ambasadorja Filipidu konfirmuan gatishmërinë për komunikim të mëtejshëm dhe konkretizim të formave të mundshme të bashkëpunimit, në kuadër të prioriteteve dhe interesave të përbashkëta në fushën e shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More