Kurti: Ne i bashkuam shqiptarët e Maqedonisë, VLEN është një bashkim i tillë

nga Xh M

Prishtinë, 12 dhjetor – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën për Kanal10 i është përgjigjur akuzave të BDI-së dhe Ali Ahmetit se ai ka kontribuar në përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kurti e mohoi kategorikisht këtë, duke theksuar se roli i tij ka qenë pikërisisht i kundërt.

“Ne i kemi bashkuar ata. VLEN është një bashkim midis subjekteve politike. Qysh i pasmi përçarë ne? Ata ishin disa subjekte të ndryshme, ndërsa ne kishim vetëm një deputet që është anëtar i Vetëvendosjes,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se nëse ka kontribuar qoftë edhe pak në afrim dhe unifikim të subjekteve shqiptare në Maqedoni, kjo duhet parë si vlerë e jo si arsye për akuza.

“Besoj se ky bashkim ka ndikuar pozitivisht. Disa subjekte të shpërndara u bënë bashkë. Kjo është e mirë dhe kjo është arritje e tyre,” tha Kurti.

Deklarata e tij vjen pas kritikave nga BDI, e cila pretendon se ndikimi politik nga Prishtina ka shkaktuar thellim të ndasive mes partive shqiptare në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More