Ambasada gjermane: Korrupsioni, ndër pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën

nga D V

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë dha sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Ambasada gjermane thekson se, korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona.

“Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit””, thekson amabsada në një postim në rrjetet sociale.

“Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik”, nënvizon ambasada gjermane.

“Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi bashkë kundër korrupsionit”, përfundon mesazhi i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More