Veliaj në Hamburg, takim me kryebashkiakun Tschentscher

nga D V

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dyditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.

Gjithashtu, Veliaj ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Evropiane.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More