Ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas për vizitë në Tetovë

nga D V

Tetovë, 13 dhjetor – Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Tetovën, si pjesë të serisë së vizitave në komuna, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njihen me përfitimet nga procesi i qasjes në Bashkimin Evropian.

Përmes vizitave të tilla, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në RMV, ceket rëndësia e integrimit dhe kontributi i tij në zhvilimin e vetëqeverisjeve lokale.

U paralajmërua se ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryeta5rin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas çka shefi i Delegacionit të BE-së do të bisedojë me anëtarët e Këshillit të komunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More