Ambasadori Meidani takon mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin Wesley Clark

nga Xh M

Shkup, 12 nëntor – Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, e ka takuar gjeneralin Wesley Clark një mik të vërtetë të kombit shqiptar.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë tē Meidanit:

Takimi në Shkup me gjeneralin Wesley Clark, një mik i vërtetë i kombit shqiptar, ishte një moment i veçantë, sidomos këtë herë në rolin tim si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Figurat si Clark mbeten të qëndrueshme e vlerësuara pavarësisht kalimit të kohës – tashmë 25 vjet pas çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjes së Maqedonisë nga destabiliteti i krijuar nga regjimi i Milosheviçit.
Ky takim mbarti për mua emocione e një rëndësi të thellë personale, pasi ai risolli kujtimet me babain tim, ish-Presidentin Meidani, i cili bashkëpunoi ngushtësisht me Clark dhe administratën amerikane në mbështetje të Kosovës. Roli i tij në atë kohë, përkrah Gjeneralit Clark, ishte një burim krenarie për familjen dhe një angazhim i vërtetë për demokracinë, lirinë dhe stabilitetin e rajonit.

Gjatë darkës sonë, kujtuam disa momente kyçe të asaj periudhe: rezolutat në OKB, mbështetjen për UÇK-në dhe përgatitjen e zbatimin planeve strategjike për çlirimin e Kosovës. Sollëm në mendje gjithashtu Urdhrin “Skënderbeu,” që babai im ia dorëzoi Gjeneralit Clark si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Miqtë dhe aleatët si Wesley Clark mbeten gjithmonë të nderuar, duke lënë një trashëgimi të fuqishme për përkushtimin ndaj paqes dhe drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More