Ambasadori Zhernovski thirret për konsultime në MPTJ

nga Xh M

Shkup, 26 korrik – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Rumanisë, Andrej Zhernovski, është ftuar në konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJ).

Thirrja i është dërguar sot, ndërsa në ditët në vijim pritet të vijë në Shkup nga Bukureshti dhe të takohet me shefin e diplomacisë maqedonase, Timço Mutsunski.

Arsyet e konsultimeve, sipas TV 24, ende nuk janë bërë të ditura.

Zhernovski filloi të kryejë postin diplomatik në Rumani vitin e kaluar në tetor.

Para se të emërohej në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Republikën e Rumanisë, ai ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More