Presidentja fton në takim liderët e partive për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve

nga Xh M

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive politike për të mbajtur takim, kur pritet të diskutohet caktimi i datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ku bëhet e ditur se kjo letër i është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë letër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More