Anketa Zhurnal: Muhamed Elmazi 59.01%, Blerand Ramadani ka marrë 40.79%

nga Redaksia

Shkup, 3 tetor – Në një anketë të zhvilluar në profilin zyrtar në Facebook të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, qytetarët janë pyetur se kush mendojnë se do të fitojë garën për kryetar të Komunës së Sarajit, – Muhamed Elmazin, apo Blerand Ramadanin.

Anketa është realizuar nga 02 tetor 2025, ora 11:00 (am) deri më 4 tetor, në 12:00 (am), dhe ka grumbulluar gjithsej 1,145 vota.

Rezultatet përfundimtare të anketës tregojnë se:

Muhamed Elmazi ka marrë 59.01% të votave (përmes butonit “Like”)
Blerand Ramadani ka marrë 40.79% të votave (përmes butonit “Zemër”)
(foto nga anketa – në fund të lajmit)

Me këtë rezultat, Muhamed Elmazi prin para Blerand Ramadanit në këtë garë virtuale, duke krijuar një diferencë prej pothuajse 18.22% në favor të tij.

Megjithëse anketa nuk ka karakter zyrtar apo shkencor, ajo reflekton një perceptim të caktuar të opinionit publik në rrjetet sociale në lidhje me garën zgjedhore për komunën e Sarajit, një nga zonat më të rëndësishme në zonën e Shkupit, shkruan Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More