Ankohet kryeministri Xhaferi: Arsovska nuk po e kositë barin, oborri i qeverisë është bë si xhungël

nga Redaksia

Shkup, 10maj – Kryeministri teknik Talat Xhaferi në prezantimin e raportit për 100 ditë qeveri teknike kërkoi kryetaren e Shkupit, Danella Arsovskën, që sa më shpejtë të japë urdhër për kositjen e barit në rrethin e ndërtesës së qeverisë.

Ndërtesa e Qeverisë është rrethuar më barë mbi një metër. I tërë oborri i Qeverisë po i përngjan xhunglës dhe askujt nuk po i pengon kjo. Kostija nuk është bë deri sot, edhe pse apelet janë të mëhershme.
“Oborri i Qeverisë është në ingerenca të Qytetit të Shkupit dhe NP Pargje Gjelbërime. Ne as mundemi e as guxojmë të përzihemi në ato ingerenca. Prandaj le të reagojë kryetarja e qytetit , të cilën e pamë me sa vota kaloi në zgjehdje”, tha Xhaferi./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More