Antari i Kryesise se Taravarit i bashkohet strukturave të Arben Fetait

nga Xh M

Shkup, 11 nëntor – Antari i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Naser Ismaili, ka vendosur t’i bashkohet strukturave të zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe një nga lideret e VLEN, Arben Fetai, duke lënë pas krahëve kampin e Arben Taravarit.

Në një reagim publik, Naser Ismaili ka theksuar se do të vazhdojë idenë për të cilën u krijua subjekti politik, duke nënvizuar se idealet mbi të cilat u ngrit Aleanca nuk janë harruar.

“E vlerësoj rikthimin tek ideja për të cilën u bashkuam dikur. Kjo tregon se idealet nuk vdesin, por vetëm presin momentin që njerëzit e drejtë të kthehen aty ku e kanë vendin në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai.

Kalimi i Naserit shihet si përforcim i mëtejshëm i krahut të ASH-së që përfaqësohet në qeveri përmes zëvendëskryeministrit Fetai, i cili po konsolidohet si përfaqësuesi i vërtetë i Aleancës për Shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More