Anulohet sërish seanca për Spitalin modular në Tetovë!

nga D V

Shkup, 15 janar – U anulua sërish seanca për spitalin modular në Tetovë që ishte e paraparë të mbahej sot me fillim nga ora 10:00.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 15 mars.

Në vitin 2023, Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.

Kujtojmë se, më 8 shtator të vitit 2021 jetën e humbën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan nga një zjarr i madh që shpërtheu në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid 19.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More