Apasiev pyeti për njohjen e Palestinës, kryeministri Mickoski bëri thirrje për paqe

nga Xh M

Shkup, 31 tetor – Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti Dimitar Apasiev nga E Majta i ka parashtruar tre pytje të deputetëve kryeministrit Hristian Mickoski. Apasiev pyeti për ndërrimin e emrave të institucioneve, nismën për Akademinë shqiptare të Shkencave dhe Arteve, dhe njohjen e Psalestinës. Mickoski i hodhi poshtë dy pyetjet e para si të pabaza dhe theksoi se paqja është kyçe për zgjidhjen e konfliktit, pas së cilës Apasiev shprehu pakënaqësi nga përgjigjet.

Lidhur me pyetjen për ndërrimin e emrave të institucioneve, për të cilat Apasiev theksoi disa institucione, të cilave u janë ndërrtiar emrat pas adhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së, kryeministri Mickoski deklaori se kjo është gënjeshtër dhe përpjekje për manipulim.

“Askund në Marrëveshjen e Prespës nuk ndalohet përdorimi i mbiemrit maqedonas dhe i fjalës Maqedoni, dhe është e vërtetë që edhe ne kemi të drejtë të përdorim mbiemrin maqedonas dhe ata kanë të drejtë. Dhe ne e përdorim Maqedoninë dhe ata kanë të drejtë. Por ju e dini cili është ndryshimi, ata me të cilët jeni në koalicion e kanë pranuar që të gjitha institucionet që kanë financim shtetëror të mos e përmbajnë më fjalën maqedonase”, tha kryeministri.

Në pyetjen për iniciativën e Komunës së Tetovës, Gostivarit, Çairit dhe Zhelinës për Akademi shqiptare të Shkencave dhe Arteve, gjegjësisht nëse planifikoni t’ua hiqni kredencialet katër komunave që planifikojnë një projekt i cili, siç tha Apasiev, “është antimaqedonas në thelb, për shkak se shkenca nuk njeh përkatësi etnike”, kryeministri u përgjigj se pyetja është e parëndësishme dhe Apasiev nuk i njeh dispozitat.

Lidhur me njohjen e Palestinës, Mickoski u përgjigj se është e domoshme paqja në botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More