Fetai: Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN

nga Redaksia

Shkup, 7 shtator – VLEN sot hapi katër shtabet brenda një ditë, Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva.

“Nisëm nga Prespa, aty ku trashëgimia shqiptare është pjesë e jetës së përditshme. Atje hapëm një tjetër shtab të VLEN-it dhe ndjemë qartë mbështetjen e njerëzve.

Në Manastir, Qytetin e Alfabetit, folëm për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë. Mesazhi ishte i qartë, vetëm të bashkuar mund ta garantojmë fitoren.

Në Dollnen u takuam me njerëz punëtorë e mikpritës, dhe së bashku ngritëm shtabin zgjedhor duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë për kryetar komune, Blerim Islamit.

Dita u mbyll në Krushevë, vend i qëndresës dhe sakrificës, ku hapëm edhe një shtab tjetër të fitores. Një përmbyllje domethënëse e një dite që tregoi qartë se rruga jonë është e drejtë dhe e pandalshme.

Mbështetja po vjen nga kudo që flitet shqip. Rruga që nisëm vitin e kaluar është shndërruar në një lëvizje të madhe për ndryshim, që është garanca e fitores së shqiptarëve më 19 tetor.”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More