Apeli i zëdhënësit të ASH-së se Selës për bashkim, përgjigjet Taravari: Nuk ka dy ASH, vetëm një

nga Xh M

Shkup, 31 dhjetor – Zëdhënësi i ASH krahu o Ziadin Selës në një status të tij në rrjetet sociale ka bërë apel deri tek të gjithë bashkëpartiakët që të mos ofendohen mes vete.

“Së shpejti do të rikthehen në shtëpi dhe përsëri bashkë do të vazhdojmë misionin dhe kauzën tonë kombëtare”, kështu shkruan mes tjerash Zeqiri në rrjetet sociale duke shtuar:

Të dashur bashkëpartiakë,

Bëni kujdes dhe mos ofendoni miqt me të cilët kemi qenë bashkë në një familje të madhe. Shumë prej tyre, të sinqertë e të pastër, idealistë, por të keqinformuar dhe mashtruar për momentin, së shpejti do të rikthehen në shtëpi dhe përsëri bashkë do të vazhdojmë misionin dhe kauzën tonë kombëtare. Jam i bindur në këtë sepse e dij se ata idealistë, nuk do të tolerojnë as vasalitetin, as shitjen, as shërbimin ndaj Mickoskit. Atje ka shumë burra e gra me dinjitet që atje janë vetëm “përkohësisht”, që tanimë edhe janë penduar, por presin një dorë të zgjatur nga ne. Afroni ata, bisedoni dhe tregoni fisnikërinë që është viryti kryesor i çdo anëtari të denjë të Aleancës për Shqiptarët. Tregojuni atyre se nuk kanë bërë mëkat, por vetëm nga gabim të momentit që vërtetë ishte i vështirë. Tregojuni se nuk i paragjykojmë dhe nuk i ngatërojmë me ata që projektuan dhe shkaktuan ndarjen qëllimisht, e që me vetëdije hyjnë në shërbim të atyre që ja deshtën të keqen Aleancës për Shqiptarët dhe shqiptarëve. Tregojuni se disa si ata tanimë janë kthyer në shtëpi dhe po ndjejnë të njëjtën ngrohtësi, normalisht si çdo anëtar i familjes në shtëpinë e vetë, thuhet kështu në komentin e Arben Zeqirit.

Por sipas komentit të tij, ky status lë të kuptohet se ASH-ja e Ziadin Selës është e gatshme të ulet me Arben Taravarin për një ribashkim të mundshëm mes dy krahëve dhe për të vazhduar më tej si një parti e vetme si përpara.

Ndërkohë Zhurnal ka kontaktuar Arben Taravarin duke e pyetur nëse zëdhënësi i ASH-së së Ziadin Selës, Arben Zeqiri në një status të tij mes reshtave bënë apel për një ribashkim të ASH, së Selës dhe JU z. Taravari, ky i fundit në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se është taktizim i të dëshpërurve që ndihen fajtorë.

I pyetur se a mund të ndodh që grupi i Selës dhe grupi juaj, Taravari, një ditë të bëheni bashkë? Taravari thotë më tej se nuk ka dy ASH që të bashkohen por ka vetëm një ASH, të madhe, të lirë, pa pronar dhe pa dredhi.

Është taktizim i të dëshpërurve që ndihen fajtorë. Nuk ka dy ASH që të bashkohen. Ka vetëm një ASH, të madhe, të lirë, pa pronar dhe pa dredhi. Ka vetëm një ASH me dyer të hapura për të gjithë, edhe për të penduarit…por dyert e partisë tonë a mund të kapërcehen prapë nga ata që ofenduan deri në nivele shtazarake e sot bëjnë thirrje për kinse vetpërmbajtje?! Kjo është në ndërgjegjen e tyre! Nuk ka gjë më të vështirë se pasoja e veprimeve, pasoja eshte e vetmja gjë që nuk mund të ndryshohet. Gëzuar vitin e Ri për të gjithë! Rroftë ASH-ja! Rrofshin Shqiptarët! Rrofshin të gjithë Njerëzit!, thuhet më tej në prononcimin e Taravarit për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More