Arben Fetai: Në vetëm dy javë, zgjidhëm çështje të paprekura për dekada!

nga D. V.

Shkup, 10 korrik  – Ministri Arben Fetai ka publikuar një përmbledhje të punëve të realizuara nga ekipi i tij në vetëm dy javët e fundit, duke i cilësuar si hapa historikë për drejtësi sociale dhe funksionim të shtetit.

Projektligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është miratuar në Qeveri, një nismë që Fetai e cilëson “historike” pas më shumë se 20 vitesh premtime të pambajtura nga ish-qeverisjet.

Është zgjidhur përfundimisht çështja e personave pa shtetësi që mbetën të tillë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas UNHCR-së, Maqedonia e Veriut bëhet shteti i parë në rajon që mbyll këtë kapitull.

Qeveria ka miratuar edhe një Strategji të re për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile për katër vitet e ardhshme, pas një periudhe të gjatë stagnimi në këtë drejtim.

Po ashtu, është zgjidhur statusi i inspektorëve tatimorë komunalë, të cilët prej vitesh ishin të anashkaluar dhe pa licenca të rregullta profesionale.

“Qytetarët nuk bien pre e mashtrimeve të atyre që vajtojnë për privilegjet personale. Ne po bëjmë punë që u premtuan për dekada, por kurrë nuk u realizuan”, ka deklaruar Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More